Të dashur klientë,

Uebfaqja jonë azhurnohet çdo 1-2 orë dhe stoku i shfaqur është në përputhje me gjendjen aktuale të magazinës. Nëse produkti është i shënuar “Ka stock” atëherë ai produkt është i disponueshëm për blerje.

 

Nëse produkti është i shënuar “S’ka stock“, atëherë ai produkt nuk është në gjendje fizike dhe ne presim që ai të mbërrijë në periudhën tjetër e cila mund të jetë maksimumi 30 ditë.

Në atë rast keni dy mundësi:

Krijoni listën tuaj të preferuar të produkteve (“Lista e dëshirave“), vendosni produktet për të cilat jeni të interesuar në listë duke klikuar shenjën e zemrës pranë produktit dhe në listën tuaj zgjidhni cilat njoftime doni të merrni për ato produkte (ndryshimi i stokut, çmimi ose promovimi). Në të njëjtin moment kur ka ndonjë ndryshim për produktin, sistemi do t’ju njoftojë menjëherë dhe ju do të keni mundësinë të blini produktin.

Shënim: Për të përdorur këtë veçori, duhet të hapni një llogari falas përdoruesi, të hyni në sistem dhe të futni emailin në të cilin dëshironi të merrni njoftime (Lexoni politikën tonë të privatësisë këtu).

Nëse dëshironi të blini produktet përmes një llogarie bankare të kompanisë suaj dhe të merrni një faturë zyrtare, atëherë në listën tuaj të produkteve të preferuara, klikoni në butonin “Kërkoni një ofertë“:

 

Në rast të ndonjë pyetje tjetër, ju mund të na kontaktoni përmes formularit tonë të kontaktit këtu.